Performanca e zjarrtë e Dua Lipas në BMA 2018

10:22 | 21 Maj 2018
Arbresh.info

Dua Lipa ndonëse e re në moshë ka arritur të bëhet një prej zërave më të përfolur në industrinë  e muzikës.

Ajo ishte ftuar për të performuar në Billboard Music Awards 2018 që është mbajtur në Las Vegas dhe kjo ka qenë hera e parë e saj në këtë ceremoni madhështore, transmeton Arbresh.info.

Këngëtarja 22 vjeçare me prejardhje nga Kosova ka kënduar hitin e saj “New Rules” duke performuar mbi një flamingo ndërkohë që kishte veshje ngjyrë vjollce, me të njëjtën ngjyrë siç ishte paraqitur edhe në tepihun  e kuq.

Dua ka hyrë kështu në mesin e emrave të mëdhenj të muzikës që kanë performuar këtë vit në këtë ngjarje siç janë: Jennifer Lopez, Christina Aguilera, Janet Jackson, Camila Cabello, Ariana Grande, Kelly Clarkson etj./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=fPkyX4vmsXg

Shpërndaje në rrjete sociale