Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka udhëtuar për në New York për t’u pajtuar me babain e saj i cili nuk po i flet shkak i skenave eksplicite në klipin e saj të fundit.
“Last Hurrah” po gëzon sukses të madh dhe po dëgjohet kudo në botë por skenat eksplicite aty kanë bërë që Bebe Rexhës babai të mos i flet prej ditësh, shkruan portali arbresh.info
Disa mesazhe që Bebe i ka publikuar në Instagram kanë bërë bujë në media pasi në to babai i saj i kishte thënë t’i ndalojë këto skena “pornografike”.

“Është mirë që të ndaloni postimin e kësaj pornografie të çmendur sepse je duke më sëmurë”, ishin fjalët e tij.
“Nuk mund ta duroj këtë gjë. Jam i turpëruar kudo që shkoj në publik. Jam shumë i zhgënjyer me ty, nuk mund ta besoj”, citohet të këtë thënë tutje Flamur Rexha.
Ndryshe, kënga deri më tani është shikuar më shumë se 6 milionë herë në YouTube që nga premiera e para katër ditëve. /arbresh.info/

Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...