Cooper Noriega u bë super i famshëm në TikTok, përmes një videoje që rrëmbeu miliona shikime. Në video, Cooper thoshte: “Kush tjetër mendon se do të vdesë i ri?”.
Katër ditë më parë, Noriega kishte njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale se do të krijonte një server në Discord, ku njerëzit mund të diskutonin problemet me shëndetin mendor dhe u bëri thirrje njerëzve t’i bashkohen në serverin në fjalë.
“Nëse po i përjetoni shumë emocionet tuaja, ose çfarëdo tjetër, ejani dhe bashkohuni”, tha ai në një video në TikTok. “Krijova një server, sepse ju dua shumë dhe i vuaj edhe unë (problemet me shëndetin mendor).
Më pas, ai u zhduk dhe trupi i tij u gjet i pajetë në Burbank, Kaliforni, në një vend parkimi, vetëm 3 javë para se të mbushte 20 vjeç. Menjëherë njerëzit filluan të shkruanin se tiktoker-i e parashikoi vdekjen e tij dhe se ishte shumë i ri për të humbur jetën.
Pas 6 muajsh, ekspertiza zbuloi se Noriega vdiq si pasojë e kombinimit të Fentanyl, lorazepamit (ilaç që përdoret për të kuruar ankthin) dhe alprazolamit, i njohur si Xanax. Gjithashtu, në ekspertizë u zbulua se Noriega kishte përdorur edhe klonazepam, një tjetër ilaç i cili kuron ankthin.
I ati i Cooper-it, shtoi se: “Cooper ka prekur shumë njerëz. Ai nisi një server në Discord për të gjithë ata që duan të kenë një hapësirë të sigurt për të folur për shëndetin mendor. Djali im besonte dhe e di që është në prezencën e Zotit. Faleminderit. Ju dua të gjithëve”.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...