Vajza e Mbretit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, Paris Jackson, pritet të bëjë debutimin e saj në kinema.
Revista Variety raportoi se ajo do të portretizonte një 20-vjeçare rebele përkrah aktorit David Oyelowo në filmin që do të drejtohet nga Nash Edgerton. Paris është më e madhja nga fëmijët e Michael Jackson.
Pas vdekjes së tij në vitin 2009, ajo ka jetuar me dy vëllezërit nën kujdestarinë e gjyshes së tyre 83-vjeçare, të cilës edhe iu dha e drejta nga gjykata. Bashkë me ta, jetonte edhe kushëriri TJ Jackson, djali i vëllait më të madh të Michael Jackson, Tito.
Nëna biologjike e Paris Jackson është Debbie Rowe, që ishte martuar me Michael Jackson nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe hoqi dorë nga kujdestaria e dy fëmijëve me të, si pjesë e marrëveshjes së divorcit. /TCH
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...