Google ADS

Paratë e Neymar nuk mund të blejnë gjithçka!

22:53 | 5 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Me një pagesë prej 600 mijë paundësh në javë, ylli i futbollit brazilian Neymar mund të ketë gjithçka që ai dëshiron, përveç dashurisë së vajzës që ai adhuron.

Avionë privat, makinat më të fundit, prona të shumta rreth botës, madje edhe tipare të një modeli, e kanë bërë 25 vjeçarin një prej burrave më të pëlqyer për femrat në botë.

Fatkeqësisht për të, 21-vjeçarja Bruna Marquezine nuk u tundua aspak nga e gjithë kjo pasuri e Neymar. Pas një lidhje gati 5 vjeçare, modelja, njëkohësisht edhe aktore, i dha fund lidhjes së saj me futbollistin pas pushimeve romantike në Afrikën e Jugut në muajin qershor, transmeton tch.
Nëse mendoni se ishte Neymar ai që i ka dhënë fund lidhjes, e keni gabim. Miqtë e tij thonë se ndarja nga Bruna është përjetuar tmerrësisht keq nga braziliane, ndërsa modelja duket se po e përballon me sukses ndarjen.

1501873971_n1 1501873980_n2 1501873984_n3 1501873989_n4 1501873992_n5 1501873996_n6 1501874000_n7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme