“All Eyez on Me” është drama biografike për jetën e reperit më të njohur të të gjitha kohërave, Tupac Shakur.
Filmi është realizuar me regji të Benny Boom, ndërsa skenarin e kanë shkruar Jeremy Haft, Eddie Gonzalez dhe Steven Bagatourian. Projekti mban emrin e albumit të katërt dhe të fundit të Tupac, rolin e të cilit e luan Demetrius Shipp Jr. Krahas tij, pjesë e ekipit të aktorëve janë Kat Graham, Lauren Cohan, Hill Harper, Danai Gurira dhe të tjerë. Filmi “All Eyez on Me” ka nisur xhirimet në dhjetor të vitit 2015, ndërsa premiera është caktuar për 16 qershor 2017 – dita kur Tupac do të mbushte 46 vjet po të ishte gjallë.
Fansat e reperit do të mund ta shohin në ekran pjesën më të madhe të jetës së Tupac Shakur deri në momentin e vrasjes, në shtator të vitit 1996. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6VC0aSPfyQk
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente