Një avion privat me të cilin udhëtonte çifti i sapomartuar mbretëror, pra princi Harry dhe dukesha Meghan Markle raportohet se është goditur nga rrufeja, në atë që Daily Star e cilëson si një nga lëvizjet më të frikshme për familjen mbretërore në ajër.
Avioni luksoz “Dassault Falcon 7X”, që kushton rreth 40 milionë paund është goditur teksa Princi Harry dhe Meghan po fluturonin drejt Amsterdamit për një festë gjatë muajit të kaluar, por lajmi është mbajtur i fshehtë.
Daily Star zbulon se rrufeja goditi hundën e avionit, afër pajisjes së saj të navigimit. Kjo bëri që avioni të ulej menjëherë në aeroportin e Schiphol-it, raporton Mail Online.
Pas trembjes, çifti mbretëror arriti në festën e zbukuruar në kryeqytetin holandez, ku merrnin pjesë edhe Eddie Redmayne, Nick Grimshaw dhe Jenna Coleman, me një tjetër mjet.
Mediat britanike shkruajnë se janë dashur nëntë ditë për të riparuar avionin mbretëror, që tashmë ka një kon të bardhë rreth hundës.
Ndërkohë Kensington Palace nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen, e cila mund të kishte përfunduar në tragjedia nëse nuk do të bëhej ulja e menjëhershme./gsh/

Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...