Nëse Kiara dhe Luizi nuk e ftojnë në dasmë, Olta ka një plan.
E pyetur nga ndjekësit nëse miqësia me Luizin do të vazhdojë dhe a do të marrë pjesë në dasmën e famshme të çiftit, Olta është shprehur se miqësia padyshim që do të vazhdojë jashtë me Luizin, pasi sipas saj ata kuptoheshin mjaft mirë.
Sa i përket dasmës, patjetër që aktorja do të marrë pjesë, por nëse nuk e ftojnë duhet të presim që Olta të prish dasmën.
“Sigurisht që do shkoj në dasmë, besoj që do më ftojnë se s’kanë luajtur mendsh që mos më ftojnë. Ose përndryshe unë do jem ai personi që do prish dasmën. Do them: Kam diçka për të thënë. Ky njeri do jem unë nëse nuk më ftojnë. Nëse më ftojnë do duartrokas”, tha Olta.
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...