Dashurinë për legjendën e muzikës pop, Michael Jackson, Olta Gixhari e ka treguar hapur sonte edhe në YFSF, pas interpretimit të shkëlqyer të Flaka Krelanit.
Performancën e këngëtares gjakovare, aktorja e njohur e skenës e ka shijuar në këmbë pa e fshehur emocionin për artistin e madh dhe këngët e tij.
Interpretimi i Flakës i ka rikthyer Oltës kujtimet dhe mallin e këngëve të këngëtarit të madh të pop-it, aq sa, kur Flaka iu afrua jurisë dhe hipi në tavolinën e saj, Olta nuk e përmbajti veten dhe e puthi në buzë.
Entuziazmit të Oltës iu bashkua edhe pjesa tjetër e jurisë dhe e publikut, të cilët, përveç vlerësimit maksimal që i dhanë Flakës dhe interpretimit të saj, justifikuan edhe reagimin e Oltës, madje edhe puthjen e saj të zjarrtë për Michael-in, idhullin e saj të përjetshëm.
Flaka Krelani mori vlerësimit maksimale nga të tre anëtarët e jurisë dhe nga kolegët e saj, pikët e të cilëve e renditën të parën mbrëmjen e sotme në YFSF.

Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...