Zëdhënjsa e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Meksikë, ka bërë të ditur se nuk ka urdhër arrest për aktoren Kate del Castillo, e cila ishte përmendur në hetimet penale.
Del Castillo në një intervistë për AP tha se një qeveria meksikanë është duke e përndjekur atë për shkak se ajo është grua, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, zëdhënësja Natalia Briseno, e ka mohuar një akuzë të tillë dhe ka deklaruar se seksizmi nuk është i përfshirë në këtë rast.
Aktorja është përmendur në hetimet ndaj krimit të organizuar, por kjo nuk do të thotë se ajo është e dyshuar.
Briseno tha se aktorja nuk ka pengesë ligjore që të hyjë dhe të lëvizë lirshëm në Meksikë.
Hetimet janë të lidhura me bisedat mes aktores dhe baronit të drogës, El Chapo, i cili tashmë ndodhet në burg të sigurisë së lartë.
Del Castillo ka arritur të organizojë intervistën e aktorit Sean Penn me baronin e drogën El Chapo në vitin 2015./Arbresh.info
Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin