Edhe pse vetëm pak ditë si banore e shtëpisë, Antonela duket se ka qenë në shënjestër të Beniadës.
Ajo e ka ironizuar shkodranen për vëmendjen e madhe që i kushton paraqitjes fizike.
“Edhe ne jemi të bukura. Pse nuk kemi trup ne? Nuk kemi sy ne? Nuk dimë të vishemi ne?”,- tha ajo teksa bisedonte me Fifin.
Më tej ajo nuk u kursye edhe ta imitonte Antonelën për orët e gjata dhe gjestet e bëra përpara pasqyrës.
“Të gjithë shihemi në pasqyrë por nuk bëjmë ashtu. Shihemi 2 minuta dhe kaq, nuk rrimë dy orë. Nuk ka nevojë të bëjmë veprime kot”,- shtoi ajo.
Beniada gjithashtu iu drejtua vetë Antonelës me këto fjalë: Ke ardhur dhe po na tregon se je e bukur?
Prit se ke rrugë përpara.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...