Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ngjallur reagime të shumta, mes tyre edhe nga aktori Jul Deda.
Përmes një postimi në Instagram, Deda shprehu hapur zhgënjimin e tij.
Ai deklaroi se fillimisht kishte menduar se Egli po bënte një hap të duhur për veten, por kthimi i saj ia ndryshoi mendjen.
“Kur doli Egli thashë: “Bravo, hera e parë që mendon për veten”.
“Ja paskam futur kot, Egli nuk di të mendojë për veten”, tha ai.
Rikthimi e vërteton këtë. Si mund të kthehesh me vetëdije në një realitet që të çmend”, – shkroi Deda, duke lënë të kuptohet se ai e sheh këtë rikthim si një vendim të dëmshëm për të.
Ky koment ka nxitur debate të forta mes ndjekësve. Disa e mbështesin Dedën, duke argumentuar se Egli duhet të kishte menduar më shumë për mirëqenien e saj.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...