Fituesi i “Big Brother 3”, Jetmir Salaj i ka kërkuar një falje publike çiftit Luiz-Kiara.
Gjatë sezonit të dytë të BBV, Jetmiri ka qenë një ndër personazhet që më së shumti e ka kundërshtuar dashurinë e çiftit duke e quajtur të pavërtetë, ndërsa për moderatoren ka thënë se Kiara është me Luizin për interes.
Duket se këto mendime me kohën i kanë ndryshuar Jetmirit, i cili përmes një Instastory i ka kërkuar falje çiftit.
“Së pari, duhet të kërkoj falje që nuk kam besuar te dashuria juaj. E dyta: uroj më të mirën për ardhmërinë tuaj”, është shprehur ai.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen