Noizy zbulon pak nga kënga e re, e quan hit të verës

13:42 | 25 Korrik 2020
A Z

Noizy së shpejti publikon këngën e re.

Noizy ka përfunduar incizimin e këngës dhe videoklipit të ri, ndërsa pritet që ta publikojë shumë shpejt.

Me anë të një postimi, reperi ka zbuluar disa sekuenca të kësaj kënge, titulli i të cilës është “Digital Love”.

“Digital Love.. Sa veta behemi për ket hit të verës #CaDinTiXhanem“, ka shkruar Noizy, ndërsa fansat ishin të shpejtë me komente, duke i kërkuar ta publikojë këngën menjëherë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Noizy është “All dem talk”, në bashkëpunim me Gzuz dhe Dutchavelli.

https://www.instagram.com/p/CDD4CBAJxu0/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale