Jeta sentimentale e Noizy-t ka qenë gjithmonë një mister.
Pavarësisht se reperi ka qenë një nga meshkuj më të komentuar sa u takon lidhjeve me femrat dhe flirtet e shumta, ai kurrë nuk ka pranuar publikisht asnjë romancë.
Reperi i famshëm është deklaruar gjithmonë single kur pyetej për statusin sentimental.
Megjithatë, duket se një nga ish-të dashurat e Noizy-t vazhdon të jetë nostalgjike për kohën që ka kaluar me reperin, ndaj ka publikuar edhe një foto të tyren bashkë, shkruan suplementi “Bluetooth”.
Të paktën kështu kuptohet nga kjo foto, ku Noizy dhe bukuroshja duken tejet intimë me njëri-tjetrin.
Në foton e realizuar disa vjet më parë reperi duket i lumtur, e po ashtu edhe vajza seksi që qëndron pranë tij.
Me gjasa çifti ka qenë bashkë në pushime, ose në ndonjë koncert.
Sidoqoftë, pavarësisht komenteve në rrjet dhe dyshimeve, Noizy ka heshtur sa i takon marrëdhënies që ka me këtë femër.
Fotot e reperit me femrat, që janë publikuar deri tani, Noizy i ka justifikuar me faktin që femrat në to janë fanset e tij, duke mohuar madje edhe flirtet.
Nuk do ishte çudi që edhe kjo foto të renditej në këtë kategori!

Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë