Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e BBVA.
Këtë reagim ai e ka bërë përmes një videoje të postuar në ‘Instagramin’ e tij.
Ai ka falënderuar mbështetësit e tij për të gjithë rrugëtimin në “BBVA” dhe dashurinë që ata i kanë dhuruar.
Këngëtari shkodran u ka premtuar atyre se gjithë dashurinë do ua shpërblejë me karrierë dhe punën që do e bëj në vazhdim.
Edhe kësaj here nuk është për të quditur se ai për 24 minuta ka arritur të merr 81 mijë pëlqime.
Kurse numri i tij i ndjekësve ka shkuar në 512 mijë për momentin.
Ky njeri nuk di të ndalet me sukseset e tij.
Vlen të përmendet se Luizi po qëndron në shtëpinë e gruas së tij, Kiara Titos.
Këtë e zbuloi shoqja e moderatores, përmes një komenti në videon e Luizit.
“A e njoh këtë murin”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

lexo edhe:
Luizi reagon për herë të parë pas daljes nga BBVA, falenderon të gjithë për mbështejten
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...