Që në fillimet e saj, Bebe Rexha është shquar për origjinalitetin dhe moskokëçarjen që tregon në skenë apo në intervista të ndryshme. Mirëpo, ftesa që përgatiti këngëtarja me origjinë shqiptare për fansat ditën e sotme i kaloi pritshmëritë.
“Një natë me Bebe Rexhën” – kështu titullohet eventi virtual që do të mbahet me këngëtaren e njohur në datën 17 dhjetor të këtij viti.
Ky event do të jetë një koncert akustik virtual që Bebe do të mbajë në bashkëpunim me kompanitë “LivexLive” dhe “American Express”, i cili do të t’u mundësojë fansave të dëgjojnë dhe shohin live performancat e këngëve të tyre të preferuara.
Një
Biletat kanë dalë tashmë në shitje dhe çmimet fillojnë nga 9,99 dollarë për biletat standarde ndërkohë paketat VIP variojnë në bazë të përmbajtjes së tyre.
Kujtojmë se koncert të ngjashëm pritet të mbajë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa në 27 nëntor, “Studio2054”.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...