Pak ditë më parë, Kida dhe Dafina Zeqiri publikuan duetin Luje belin”. Kjo këngë, e para mes dy artisteve, nuk u pëlqye shumë nga publiku ndonëse kishin pritshmëri të larta. Shumë ndjekës vënë në pah tekstin e dobët ndërsa theksonin se dyshja e famshme kishin mundësi të bënin më shumë.
“Dy artiste me potencial kaq të madh, nuk e keni shfrytëzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Kënga më pëlqen se është ndryshe, këngë ritmike dhe clubi por tekst ka shumë pak, vetëm përsëritje. Sidoqoftë më pëlqen, por keni pasur mundësi të bëni më mirë.”, shkroi një ndjekëse.
Ndërsa shumë të tjerë e cilësuan këngën një dështim dhe se ishin shumë të zhgënjyer nga to. “Dështim, zhgënjim. Videoklipi për të kënaqur sytë e meshkujve. Kënga pa lidhje, pa kurrfarë teksti”, shkroi një tjetër. Megjithatë, ka të tjerë që e kanë vlerësuar këngën e dy artisteve.
Pas këtyre komenteve, ka ardhur një reagim dhe nga Dafina, e cila ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet e pashqetësuar nga komentet e shumta negative.“Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”, ka shkruar ajo krahas videos.
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...