Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez u njohën në vitin 2016 në Madrid, në një dyqan Gucci, ku Georgina punonte, ndërsa futbollisti i njohur kishte shkuar për të bërë shopping.
Vitin e kaluar ata janë bërë prindër të vogëlushes Alana Martina, ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë, për të cilët kujdeset Georgina. Çifti ende nuk është martuar, por kohët e fundit zërat thonë se me shumë mundësi do të kemi një dasmë së shpejti.
Gazeta portugeze “Correio da Manha” ka bërë të ditur se Cristiano i ka propozuar Georgina-s, e cila sigurisht që ka pranuar. Madje, ajo ka filluar të provojë fustanet e nusërisë dhe shumë pak njerëz janë në dijeni të detajeve, edhe pse dasma do të mbahet së shpejti. Georgina mban një unazë me diamantë që kushton rreth 615 mijë paundë, por nuk dihet nëse kjo është unaza e fejesës.
Ne mezi po presim ta shohim çiftin e famshëm në altar!

Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...