Ata po shijojnë një festë idilike familjare në një mega jaht prej 5,5 milionë funtash.
Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez u shfaqën tejet të dashuruar ndërsa ndanë një seri fotografish romantike nga udhëtimi i tyre, shkruan portali arbresh.info
Së fundi ishte Georgina ajo e cila, postoi një imazh tejet romantik, ku u shfaq e veshur në fustan të kuq krah të dashurit Cristano Ronaldo.

Ajo numëron mbi 20 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku tërheq vëmendjen e fansave për çdo postim të sajin.
Cristiano dhe Georgina kanë qenë vazhdimisht duke publikuar imazhe nga pushimet e tyre të këndshme që po i shijojnë së bashku.
Dyshja filluan lidhjen në vitin 2016 dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur Alana, dy, ndërsa atleti është gjithashtu baba i 10-vjeçarit Cristiano Jr, materniteti i të cilit është një mister, dhe binjakët dy vjeçarë Mateo dhe Eva, të cilët kanë ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese. / arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses