Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha ka rreth një vit që ka lënë qelinë, ku qëndroi për tre vite e gjysmë.
Gjatë kësaj kohe mbështetësja numër një e tij ka qenë bashkëshortja, këngëtarja Rezarta Shkurta.
Mirëpo që prej daljes nga burgu të Ermalit, duket se çifti e ka shijuar jetën në maksimum. Ata kanë udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës, ku në Dubai ky i fundit i propozoi për herë të dytë për martesë këngëtares.
Por së fundmi, Rezarta ka marrë një vendim të ri, që ka surprizuar fansat. Ajo ka hapur një faqe të re në Instagram. Ajo që bie në sy është mbiemri që bukuroshja ka zgjedhur, nuk është më Shkurta, por Hoxha.

Nuk dihet pse pikërisht Rezarta e ka bërë këtë zgjedhje në këtë moment, ndoshta mund të jetë një dëshirë jo vetëm e saj, po dhe e Ermalit./Neësbomb

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë