Pop ylli, Nick Jonas nuk po ngutet që të gjejë dashurin e jetës sepse po i pëlqen jeta prej beqari.
“Jam shumë serioz me faktin që jam shumë i lumtur duke qenë i vetëm. Jam singel që një kohë të gjatë. Të gjesh një lidhje me dikë është shumë e mirë por unë jam i lumtur që jam vetëm në këtë udhëtim” tha Nick Jonas për Daily Star.
“Në të kaluarën i kam shkruar këngët nga ana emocionale dhe nga mendimet që i kisha në kokë por i kam hedhur këto anash dhe jam i gatshëm të flas për shpresë dhe optimizëm” përfundoj këngëtari.
Nick Jonas në të kaluarën kishte qenë në lidhje me modelet Olivia Culpo dhe Kate Hudson.
Ndërsa vitin e kaluar Nick konfirmojë lidhjen me aktoren Lily Collins, por më vonë tregoj që nuk kishte qenë një lidhje serioze.
Së fundmi Jonas ka publikuar këngën Find You në fillim të këtij muaji.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë