Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe këtë vit ka arritur të fitojë një çmim në “Grammy Awards 2021”.
Bukuroshja, e nominuar në gjashtë kategori, ka fituar çmimin për albumin më të mirë në zhanrin ‘pop’, shkruan portali arbresh.info
Me këtë rast, ajo ka bërë krenarë të gjithë duke bërë të reagojnë me dedikime të ndryshme përmes rrjeteve sociale.
Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott e ka vlerësuar lart suksesin e Dua Lipës në “Grammy Awards 2021”.
Abott përmes një postimi në ‘facebook’ e ka uruar Duan duke thënë se ajo e bën krenare Kosovën dhe Britaninë e Madhe.
“Urime Dua Lipa, suksesi në Grammy. Ti e bën krenare Britaninë e Madhe dhe Kosovën” shkruan Abott.
Kujtojmë se, 25 vjeçarja sivjet garoi për çmimet: “Kënga e vitit”, “Albumi i vitit”, “Albumi më i mirë pop”, “Incizimi muzikor i vitit”, “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop” dhe “Performanca më e mirë duo e zhanrit pop”. /arbresh.info/
Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, reago...
Pas thirjeve anti-Kosovë, tifozët polak të Jagiellonias sulm...
Tetë gjëra që s’duhet t’i bëni asnjëherë në një dasmë
Parazitët në trup: Si t’i dalloni dhe si të mbroni veten
E fshehur mes rërës prej shekujsh, gjendet anija e fundosur ...
Parazitët në trup: Si t’i dalloni dhe si të mbroni veten