Gjonaj e dënuar për vrasjen e ish-të dashurit të dhunshëm, la qelinë nga burgu i grave në kryeqytet. Jashtë e priste vetëm e ëma.
“Kam qëndruar 6 vjet e gjysmë këtu. Jeta këtu është e vështirë por përshtatesh, pasi bëmë një vepër penale dhe mësohesh”, thotë Fatbardha.
Por ajo ende nuk i ka idetë e qarta për të ardhmen. “Se di çfarë do bëj por shpresoj të jetë më e mira”, vijon ajo.
33-vjeçarja nga fshati Baz i Burrelit ka pasion këngën. “Se di sa do më jepet mundësia por meqë mora pjesë në The Voice shpresoj që ta ndjek me ndihmën e televizionit Top Channel”, thotë Fatbardha./Gsh/Arbresh.info
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C