Këngëtarja, valltarja dhe aktorja, Raffaella Carra, një ikonë e televizionit italian që bëri revolucion në art, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur partneri i saj, Sergio Iapino.
“Raffaella na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku humaniteti, e qeshura dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, tha ai.
Gjithashtu, e njohur në Spanjë dhe Amerikën Latine, Carra ka lindur si Raffaella Pelloni më 18 qershor 1943 në Rimini.
Ajo luajti në dhjetëra filma midis 1960 dhe 1970, duke përfshirë “Von Ryan Express” të 1965 me Frank Sinatra. Po atë vit, artistja interpretoi në komedinë muzikore “Scaramouche”.
Në vitet 1960, ajo u angazhua në televizion, duke dalë në shfaqje si “Tempo di Danza”, “Il Paroliere dhe Questo Sconosciuto”.
Në 1971, ajo pati një sukses tjetër në shfaqjen “Canzonissima, duke interpretuar këngën me temë “Chissa se Va”.
Nga mesi i viteve 1970 e në vazhdim, Raffaella ishte nikoqire e shfaqjeve të ndryshme në Itali (Ma Che Sera, Fantastico 3, Pronto … Raffaella, Domenica In, Ëeekend con Raffaella Carra) dhe në Spanjë (Hola Raffaella). /Telegrafi/
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...