Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, është në përgatitje e sipër të një bashkëpunimi me reperin Stresi.
Mu për këtë arsye ajo gjatë këtyre ditëve udhëtoi nga Turqia për në Shqipëri, për të realizuar xhirimet e klipit.
Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, Morena dhe Stresi ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale një fotografi nga prapaskenat e klipit, i cili duket se do të jetë mjaft atraktiv.
Në videon muziore, Morena duket do të shfaqet mjaft provokuese dhe me stil, e veshur me një fustan transparent me shkëlqim.
“Hiti më i madh në qytet po vjen, bashkëpunimi me Morena Tarakun, ‘Bad Gal’”, shkroi Stresi në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit në Instagram.
Morena përndryshe ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti edhe një album me këngë të përmbledhura, teksa “F*ck your location” titullohet projekti i saj paraprak. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/CEXT4PgJ4TF/?utm_source=ig_embed
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë