Reperi Kreshnik fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, ka kurorëzuar sonte (e diel) lidhjen e tij me martesë.
Ai dhe Erzina Shehu i kanë dhënë fund beqarisë në një dasmë shumë private me pak të ftuar, të organizuar në “Hotel Garden” në Prishtinë.
Në rrjetet sociale ndërkohë kanë qarkulluar fotografi dhe video të shumta nga dasma e çiftit të ri – ku nuk kanë munguar edhe shumë prej fytyrave publike.
Në një video të hedhur në Instagram është publikuar edhe momenti kur dyshja shkëmbyen unazat me njëri-tjetrit, pas betimit se do të jenë gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit.
Celebrimin e tyre e bëri i pari i Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti.
Nd1ërkohë, në një tjetër video është shfaqur edhe momenti kur MC Kresha dhe Erzina shkëmbyen puthjen e tyre të parë si çift.
Të rrethuar nga njerëzit më të dashur, të pranishmit krijuan ovacione të shumta kur dyshja e sapomartuar shkëmbyen puthjen e zjarrtë mes vete. /Telegrafi/
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...