Moderatorja e njohur Dajana Shabani, ishte e ftuar mbrëmë në “Xing me Ermalin”.
Ermali e ka ngacmuar me disa pyetje Dajanën, ku një ndër to ishte edhe nëse i pëlqenin surprizat apo të papriturat.
Moderatorja pohoi dhe tregoi historinë e celebrimit të saj si shembull për ta ilustruar.
Dajana tregoi:
“Po kam shumë histori me të papritura. Dita e celebrimit tim ka qenë dita më e tmerrshme e jetës time. Unë isha 7 muajshe shtatzënë kur do bënim celebrimin. Ai ishte veshur me kostum dhe unë me fustan të zi. “Qyqja grua, ku shkon ti kështu” më tha burri kur më pa. Nuk jam mirë i thashë, isha rënduar shumë nga shtatzënia. Ndenja sa ndenja dhe i thashë: Je i sigurt që do të martohesh me mua ti? Po, më tha. Sa do firmosnim unë lashë stilolapsin, nuk e bëj dot i thashë. Dhe ika, vrapova aq sa munda se isha me bark. Dhe ai i iu thotë atyre: Na falni se e ka nga hormonet e shtatzënisë. Ai doli jashtë dhe më tha të qetësohesha. E pyeta nëse do më lejojë të dal me shoqet për kafe, po më tha. Po për udhëtime e pyeta, do ta mendojmë më tha. E shikon që po më vjedh lirinë i thashë. Po e hëngra si përfundim. Tani më vjen të qaj”.
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...