Modelja e njohur Ashley Graham dhe burri i saj Justin Ervin, para pak kohe u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Issac.
Ata, sikur shumica e njerëzve në të gjithë botën, janë vetëizoluar për ta kaluar më lehtë situatën e krijuar pas përhapjes së virusit të rrezikshëm COVID-19, apo koronavirusit, shkruan Indeksonline.
Ashley ka zgjedhur që përmes llogarisë së saj në Instagram, të jap kurajo për të gjithë që po kalojnë nëpër momente të vështira, e që ju pamundësohet zhvillimi i aktivitetit normal për jetë.
“Po e kaloj këtë situatë duke qëndruar në shtëpi me familjen time burrin Justin dhe djalin Issac. Po kalojmë tërë ditën brenda, andaj mos harroni që të kujdeseni dhe të kontrolloni shëndetin tuaj mendor.
Megjithëse kohërat janë të vështira, unë zgjedh të them “Mo ski frikë”. Kam besim se do ta kalojmë këtë krizë.
Unë besoj se është e rëndësishme për ne që të qëndrojmë pozitiv, e ta mbështesim njëri tjetrin.”, ka shkruar ndër të tjera modelja Ashley Graham.
https://www.instagram.com/p/B9xLeoVASU0/?utm_source=ig_embed
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...