Ajo konsiderohet si një ndër femrat më bukura të planetit të Tokës.
Natyrisht, kjo e bën që të jetë në qendër të vëmendjes së medieve ndërkombëtare, por edhe shqiptare.
Bëhet fjalë për Alessandra Ambrosion, e cila ka nisur pushimet para se të fillojë me projektet e reja të modës që kanë të bëjnë me bikinit.

Bukuroshja braziliane ka zgjedhur të relaksohet në plazhet fantastike, gjegjësisht në qytetin turistik të Santorinit.
Zeshkania tashmë ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet atraktive dhe joshëse duke marrë rreze dielli.

Ndryshe, 38-vjeçarja është edhe themeluese e markës së bikinive, “Gal Floripa”, të cilat i preferojnë shumë modele me famë botërore. /Telegrafi/

Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...