Modelja Marisa Papen është arrestuar nga autoritetet egjiptiane për shkak se ka pozuar e zhveshur në monumentet e famshme të Egjiptit.
Modelja seksi nga Belgjika ka thënë: “Në dy vitet e fundit kam ecur shumë dhe lirë në të paktën 50 vende. Rrallë herë përfundoj në situata të pa sigurta. Deri në prill të këtij viti në Egjipt”, transmeton Express.
Papen u takua në Kajro me fotografin australian Jesse Walker dhe vendosen të bëjnë një sesion fotografish në Egjipt, edhe pse ishin në dijeni të zakoneve konservatore kulturore të vendit.
Në Giza, ata i kishin dhënë ryshfet një roje të sigurisë para se dy burra të shfaqeshin.
Ata u arrestuan në një mëngjes të hershem të prillit.
“Tentuam t’ua shpjegonim se po bënim art dhe se kishim respekt të madh për kulturën egjiptiane, ama ata nuk shohin ndonjë lidhje mes zhveshjes dhe artit. Në sytë e tyre e gjitha ishte porno”, ka shpjeguar ajo.
Përkundër faktit se policia nuk gjeti dëshmi fajësuese, ata u hodhën në burg.
Pas disa orëve, Papa dhe Walker u sollën para gjykatësit.
Gjykatësi i ka liruar ata duke u paralajmëruar të mos e bënin kurrë më një akt të tillë të turpshëm, ka thënë ajo.


MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...