E thamë që Lana e çoi në një tjetër nivel “hakmarrjen” ndaj ishit kur i bëri reklamë albumit të ri vetëm në qytetin e tij, por edhe Miley nuk mbetet pas.
Miley do të publikojë këngën e re më 13 janar, fiks për ditëlindjen e ish-bashkëshortit, Liam Hemsworth dhe jo, nuk është aspakt rastësi. Kënga do të titullohet “Flowers” (“Lulet”) dhe duke nisur nga vargjet, po, është një dedikim.
Në kanalin e saj në Youtube u postua teaser-i dhe mbishkrimi ishte: “Vit i ri, Miley e re, single i ri”.
Miley dhe Liam u martuan në vitin 2018 dhe u ndanë pas 2 viteve. Pas ndarjes, Liam shkroi një deklaratë ku njoftoi fansat dhe tha se i uronte ish-it “shëndet dhe lumturi”, ndërsa këngëtarja bëri një postim në Twitter dhe shkroi shkurtimisht: “E dua Liam dhe do ta dua gjithmonë”. Në 2022-shin, ajo e quajti martesën “katastrofë”.
Miley, shpeshherë i ka shprehur ndjesitë përmes këngëve, ku më e famshmja është pa dyshim “Wreaking Ball”.
Miley Cyrus is releasing her new single on Liam Hemsworth’s Birthday pic.twitter.com/JqUwZepVAc
— Samuel (@SamuelErz) December 31, 2022
E konfirmon Hoxha: Osmani dhe Begaj pjesëmarrës në marshin “...
Momente paniku! Një burrë tenton t’i marrë fëmijën një gruaj...
FC Ferizaj i kundërpërgjigjet Prishtinës së Re, hedh posht a...
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...
Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të inter...