Reagimet kanë qenë të shumta lidhur me arrestimin e këngëtares, Elsa Lila, në mesin e 13 personave, të cilët trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.
Më i fundit, që ka reaguar është gazetari Milaim Zeka, i cili përmes një postimi në “Facebook” e ka konsideruar Elsën njëri fanstastik dhe artiste brilante.
Sipas Zekës, vetëm kafshëria mediatike shqiptare mund të denojë dhe persekutojë, me keq se sa prokuroret taleban.
“1000 here me burgos, 2000 here me denu, per mu, Elsa Lila mbetete njeri fantastik, artiste brilante.
Vetem kafsheria mediatike shqipetare te denojne, fyejne e persekutojne, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar gazetari krahas fotos së Elsës me vajzën.

Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...