Miku i ngushtë i konkurrenteve Tea, Melisa dhe Ana, Ardit Cuni ka folur rreth ngjarjeve të fundit në emisionin “Për’puthen”, pas fotografive të Beartit dhe Teas.
Ai në një postim të bërë në profilin e tij në “Instagram”, ka paralajmëruar se do të ketë edhe disa fakte të tjera të cilat tregojnë që produksioni i ka detyruar që të jenë çift me Andin.
“Një nga deklaratat dëgjova që thuhej, ‘Në asnjë mënyre nuk ndodh që në një TV të të kushtëzojnë të flasësh të vërtetën apo të detyrojnë’ ndërsa pak më poshtë ‘Ndalohet rreptësishtë të flasësh me palë të treta informacione që ndodhin brenda produksionit, ku koherenca?, unë mendoje se janë duke munguar fotografitë e mëdha”, shkroi ai.
Gjithashtu ai tha që nuk dëshiron ti dal askujt në mbrojtje dhe që publikut janë duke i paraqitur skena të shëmtuara.
“Nuk kam koment me këto skena kaq të shëmtuara që i servirni publikut. As nuk me intereson të dal në mbrojtje të askujt, fajtorët janë fajtorë, po produksionit i lezetonte shumë kur të futeshin nëpër giveaway për të shtuar ndjekësit, apo tag nëpër çdo foto me detyrim për pak më shumë like”, shtoi ai.
Madje ai paralajmëroi se çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë.
“E si përfundim çudia më e madhe zgjat vetëm 3 ditë, sot i bie e 3 më duket”, përfundoi ai./Express/

Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...