Kohet e fundit në rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba është i martuar në Gjermani, teksa gjatë ditës së djeshme një ndër temat që është diskutuar në emision ka qenë pikërisht martesa e Melvanit.
Nëpërmjet rubrikës së pyetjeve nga publiku, Mevlanit i është bërë pyetja se a ka është e vertetë që ai është i martuar në Gjermani, e që kësaj pyetje iu përgjigj haptazi Mevlani.
“Po si çdo emigrant, kam qenë i martuar për letra, por pa dashuri, Ledjana ka qenë e informuar për këtë gjë”, tha Mevlani, duke e pranuar këtë fakt pa zbuluar detaje të tjera.
View this post on Instagram
Kujtojmë se në muajin mars, pas shumë takimesh Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Tashmë marrëdhënia mes tyre është akoma më e fortë dhe dita ditës dyshja afrohen akoma më shumë bashkë. Në rrjete sociale ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri dhe nuk mungojnë dedikimet e dashurisë.
Ditë më parë, Ledjana i surprizoi të gjithë kur i dha një dhuratë Mevlanit, që ishte një ndër më të veçantat dhe brenda mbante një deklaratë shumë të fortë. Ajo i dhuroi një kornizë, brenda së cilës ishte shkruar “të dua”. Kjo është hera e parë që Ledjana i thotë Mevlanit “të dua”, ndaj këto fjalë dhe dhurata e saj i surprizoi të gjithë. Madje ajo ftoi Mevlanin që të ulej pranë saj në kolltuk dhe ai pranoi e i dhuroi një puthje në ballë.
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...