Aktorja turke Beren Saat është fotografuar në aeroportin e Stambollit sëbashku me bashkëshortin e saj këngëtar, Kenan Dogulu, para se të fluturonin për në Los Angeles.
Çifti i njohur i showbizit turk ka zgjedhur SHBA-të për pushimet e shkurta. Në një prononcim për gazetarët nga Aeroporti i Ataturkut në Stamboll, Saat tha se do të qëndronte në SHBA vetëm 10 ditë dhe se do të kthehej në vendlindje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale që mbahen në Turqi më 24 Qershor.
Saat, e cila në rolin e saj të fundit ka luajtur Sulltaneshën Kosem në serialin me të njëjtin emër që po transmetohet aktualisht në Tv Klan, njihet si një ndër aktoret më kritike me regjimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Deklarata e aktores se do të kthehej nga SHBA-të për të votuar, është interpretuar si një mesazh për të gjithë turqit për rëndësinë e votës. /tvklan.al
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare