Janë publikuar fotot e Meghan duke mbajtur në duar foton e Kate.
Meghan, Harry dhe Archie u zhvendosën më në fund në shtëpinë e tyre të parë – një super vilë në Montecito, Santa Barbara, Kaliforni. Edhe pse u larguan nga Mbretëria e Bashkuar për të pasur më shumë privatësi dhe për ta jetuar jetën si njerëz të thjeshtë, çifti nuk mund të mos diskutohet në media.
Gazetarët e paparacët do ta gjejnë gjithmonë një arsye për t’i pasur në faqe të parë.Edhe kur Meghan nuk bën asgjë, mediat do nxjerrin një foto nga arkivat.
Herë pas here qarkullojnë foto të dikurshme të dukeshës që përbëjnë lajm, transmeton lapsi. Dhe fotoja që po qarkullon së fundmi, tregon Meghan-in teksa pozon me një revistë në dorë dhe gjejeni se kush është në kopertinë?
As më shumë e as më pak sesa kunata e saj Kate Middleton.
Vetëm dy vite pas kësaj fotoje, Meghan u bë kunata e Kate, pasi u lidh me Harry-n. Kjo nuk është hera e parë që Meghan i referohej publikisht Dukeshës së Kembrixhit para se të bëhej kunata e saj.
Në blogun që ajo menaxhonte dikur, të quajtur “The Tig”, duke folur për dasmën e Kate dhe William, ka shkruar:
“Vajzat e rritura vazhdojnë ta ruajnë këtë fantazi të fëmijërisë. Vetëm shikoni madhështinë e dasmës mbretërore dhe diskutimet e shumta për princeshën Kate.”

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit