Meghan, Dukesha e Sussex-it, ka sjellë në jetë një vajzë, fëmija i dytë për të dhe princin Harry, tha një zëdhënës i çiftit për mediat.
“Me gëzim të madh, Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, u bënë prindër të një vajze, Lilibet “Lili” Diana.”
“Lili lindi të premten, më 4 qershor nën kujdesin e mjekëve në spitalin Santa Barbara Cottage. Të dyja, nëna dhe foshnja, gëzojnë shëndet të plotë,” tha zëdhënësi.
Në deklaratë u zbulua se emri Lili u vendos në nder të mbretëreshës, pasi familjarët i thërrisnin me përkëdheli Lilibet. Emri i saj i mesëm është Diana, për të nderuar kujtimin e gjyshes së ndjerë, Lady Diana.
Lilibet Diana është fëmija i dytë i çiftit. Ata janë prindër edhe të Archie-t, i cili erdhi në jetë në maj të vitit 2019.
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...