Gjatë një prezantimi në Itali, ish-gjimnastja Alina Kabayeva tregoi unazën në gishtin e dorës së djathtë, ku në Rusi tradicionalisht mbahet një unazë martese.
Për vite me radhë, thuhet se ajo është e dashura e presidentit rus Vladimir Putin, kështu që menjëherë filluan thashethemet se ata janë martuar fshehurazi.
Pothuajse dhjetë vjet nga zërat e parë se ata janë të dashuruar, 34-vjeçarja Alina tregoi një unazë gjatë nënshkrimit të autografit. Kremlini mohoi se Alina është Zonja e Parë e Rusisë, por kjo nuk heshti thashethemet, veçanërisht se Putini dhe ajo madje kishin edhe një fëmijë.
Ndërkohë, gazeta “Komsomolskaya Pravda” kërkoi nga Kremlini që më në fund të zbulojë statusin e Alina Kabayevas./arbresh.info/

27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...