Këngëtarja Rita Ora po qëndron në vendlindjen e saj në Kosovë në kuadër të një misioni bamirës së bashku me UNICEF-in.
28 vjeçarja, e cila ka qenë një aktiviste dhe avokate e bamirësisë globale që nga viti 2013, ka befasuar më shumë se 400 fëmijë në veprimtarinë “ActivateTalks” në kryeqytetin e Prishtinës të mërkurën, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info
Vizita e këngëtares së famshme në kuadër të UNICEF 2019, gjithashtu pa yllin e popit të kalonte kohë duke takuar të rinjtë që ishin mbështetur nga UNICEF.

Këngëtarja britanike, e cila u largua nga Kosova qysh në moshën një vjeçare, udhëtoi në vendin evropian për të takuar të rinjtë në nevojë.
“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita para të pranishmëve.


E pranishme në një ngjarje të organizuar dje nga UNICEF e cila u titullua “ActivateTalks” Rita ka folur lidhur me misionin e saj bamirës dhe është shprehur se është krenare që i përket këtij kombi.
Ndërsa vizitës së saj në Kosovë, Daily Mail i ka kushtuar një artikull të veçantë. Ata Ritës i janë drejtuar si fituesja e shumë çmimeve.
Sipas tyre Rita është rikthyer në vendlindjen e saj Kosovën për një mision humanitar së bashku me UNICEF.
Daily Mail thekson se këngëtarja Rita Ora të cilën e quajnë ikonë britanike ka nisur të mirret me bamirësi që nga viti 2013 ndërsa në Prishtinë ka befasuar rreth 400 fëmijë gjatë qëndrimit të saj tre ditor. /arbresh.info/

Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...