Përpos suksesit që pati menjëherë në muzikë që me debutimin e parë dhe projektet e para, Tayna u komentua shumë edhe për një rivalitet me reperen tjetër Rina Balajn. Në tekstet e këngëve, dy reperet nuk i kursenin ofendimet për njëra-tjetrën dhe madje pak kohë më parë u grindën se kush do mbante emrin “Mami i repit”.
E pyetur sot në “Xing me Ermalin” se çfarë ka me Rinën, Tayna u përgjigj: “Kurrgjë nuk kam, Rinën e kam vajzën e dajës”, duke i lënë të gjithë të habitur.
“Ajo jeton në Zvicër”, shtoi Tayna duke treguar se po flet për një Rina tjetër dhe jo reperen kosovare.
“Për të tjerat nuk kam asgjë me njeri, nëse ato kanë me mua…”, tha Tayna në fund duke shtuar se nuk do që të flasë për të tjerat se nuk do i bëjë të famshme.
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...