Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, që nga dalja e shtëpisë ka qenë njeriu më i përfolur.
Teksa Luizi ishte brenda shtëpisë po bëheshin drama me ‘Instagramin’, shkruan Arbresh.info
‘Instagrami’ i tij i vjetër është mbyllur pas shumë përplasjeve të shumta.
Kiara ishte ajo e cila dy javë para se ai të dilte i hapi një të ri.

Me t’u hapur ky ‘Instagram’, u thyen të gjitha rekordet, teksa për një minutë shtoheshin nga 2000 mijë ndjekës.
Edhe llogaria e Instagramit me emrin ‘Its Luiz Ejlli’ tashmë nuk figuron dhe një kërkim i thjeshtë lë të kuptohet se ajo është zhdukur.
Se çfarë ka ndodhur me këtë llogari dhe nëse do të mund të rikthehet sërish mbetet të shihet në ndonjë shpjegim zyrtar nga vet Luizi apo menaxhmenti i tij.
Përndryshe, Luizi u cilësua si fenomen i këtij viti për lojën që bëri në këtë format, duke arritur të grumbullojë kështu fansa të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm./Arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...