Pas lajmit se dy nga aktorët më të dashur të serialit që na ka gozhduar përpara ekranit “Game of Thrones” do të martohen shumë shpejt, Rose Leslie dhe Kit Harington, një tjetër personazh i këtij seriali na befasoi! Jason Momoa i njohur në serial si Khal Drogo qenka martuar në fshehtësi!
Jason Momoa dhe partnerja e tij Lisa Bonet u martuan në fshehtësi të plotë disa javë më parë. Ata janë bashkë prej dhjetë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Lola dhe Nakoa-Wolf, 10 dhe 8 vjeç. U lidhën, u bënë me dy fëmijë dhe tani bam! Një martesë pas një dekade!
Ceremonia martesore e shoqëruar me një party argëtuese është mbajtur në shtëpinë e tyre në Kaliforni. Mes miqve të ftuar ishte edhe Zoe, vajza e madhe e Bonet e lindur nga martesa e saj e parë me Lenny Kravitz. Urime aktorëve!

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...