Ellen Page u martua fshehurazi me të dashurën e saj, Emma Portner.
Martesa e tyre ndodhi vetëm gjashtë muaj pas publikimit të romancës së tyre, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Aktorja e njohur lajmin e zbuloi pas publikimit të disa fotografive në Instagram, duke zbuluar lajmin e mirë për të. Në njërin nga imazhet shihet çifti duke u puthur.
“Nuk mund të besoj se unë mund ta thërras si gruan time, këtë grua të mrekullueshme”, ka shkruar Ellen mbi fotografinë.
Ellen dhe Emma e bënë publike romancën e tyre në korrik të vitit 2017, ku u panë duke u puthur së bashku në Los Anxhelos. Kjo lidhje erdhi vetëm disa muaj pasi që aktorja u nda nga ish e dashura e saj, artistja Samantha Thomas, pas 18 muajve lidhje./Arbresh.info/


Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...