E ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Valbona Selimllari ka treguar për marrëdhënien që ka me fëmijët.
Ajo thotë se në disa raste, fëmijët duan më shumë të atin e tyre sepse i përkëdhel më shumë.
Fëmijët kë duan më shumë mamin apo babin?
Valbona Selimllari: Ata fëmijët e mi na duan të dyve shumë. Por ka ndonjëherë ca raste që ai babi i vet i përkedhel më shumë dhe ua plotëson të gjitha dëshirat. Se ata ndonjëherë thonë ti mami je kurnace, ndonjëherë bëhesh e keqe, kurse babi është më i miri.
Ndërsa, e pyetur nga “Piter Panistët” e Tv Klan se çfarë i thonë fëmijët kur e shikojnë në televizor, Valbona Selimllari shprehet: “Në fakt edhe më thonë edhe s’më thonë. Unë dua të më thonë më shumë. Por ai djali i madh i imi që është me shije shumë të rafinuar, fillon dhe më kritikon kur ka gjëra për të më kritikuar. Por kur nuk ka thotë mami ishte një yll. Unë pastaj “vdes” fare kur ai më thotë kështu. Kurse Kejni vjen edhe më përqafon shumë fort edhe më puth, dhe kur më puth ai mua e di që kam qenë shumë mirë. Kurse Vivien e vogël nuk pushon së më thëni ti je mami më e bukur”.
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare