Malajzia ka ndaluar këngën hit Despacito të transmetohet në televizionin dhe radion shtetërore, pasi kritikët në këtë vend me shumicë myslimane thonë se “vargjet e saj janë të turpshme”.
Ndalesa u shpall nga ministri i Komunikimeve dhe Multimedias, Salleh Said Keruak, i cili tha se vendimi është marrë pas ankesave të publikut.
“Vendimi vlen vetëm për Radio-Televizionin e Malajzisë”, tha Keruak, duke shtuar se kënga mund të transmetohet ende në stacionet private dhe platformat online.
Despacito e Luis Fonsit, këngëtar nga Porto Riko, është bërë kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave, vetëm gjashtë muaj pas daljes në treg.
Kënga hit ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.
Malajzia më herët ka ndaluar edhe filma të Hollywood-it duke i konsideruar fyes ndaj vlerave fetare.
Këtë vit, publikimi i filmit “E bukura dhe Bisha” është shtyrë në Malajzi, pasi censuruesit kanë prerë një “moment homoseksual” në film.
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...