Mak Zogaj është një nga artistët që ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të interpretuar muzikën e tij.
Në secilin prej projekteve të tij të mëparshme, ai ka sjellë gjithmonë diçka më ndryshe se sa që jemi mësuar të shohim.
Në këtë mënyrë ka bërë edhe me projektin e fundit i cili, është realizuar përmes shtëpisë së hiteve, Redbox Entertainment.
https://www.instagram.com/p/B_KyCP2lPAH/?utm_source=ig_web_copy_link
Kënga titullohet “Mamacita”, ku për instrumentalin e saj është përkujdesur DaBesst, kurse tekstin e këngës e ka bërë vetë Maku. Klipin e këtij projekti e ka realizuar Sekuencë, në të cilin rep-artisti shihet në një dimension tjetër, duke i dhënë jetë edhe këngës.
Projekti muzikor gjendet në të gjitha platformat digjitale dhe është pritur tejet mirë nga të gjithë adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...