Trioja amerikane e muzikës elektronike e njohur si Major Lazer, ka publikuar mbrëmë këngën më të re, që është bashkëpunim me Nicki Minaj dhe Partynextdoor.
Ky bashkëpunim titullohet “Run Up” dhe është sjellë me një videoklip shumë të veçantë dhe ndryshe, i karakterizuar me elemente humori që kanë dalë spontanisht, shkruan KosovaPress.
Producenti i kësaj kënge është Phantasm dhe ideja e saj është që të tregojë dashurinë shumë të madhe që ne po e tregojmë për telefonat e mençur.
Tashmë “Run Up”, gjendet në kanalin Youtube dhe ka marrë mbi 1 milion klikime. Kënga është mirëpritur nga fansat, veçanërisht fotot e shpërndara nga reperja Nicki, në rrjetet sociale.
Major Lazer ka ruajtur gjithmonë suksesin e tyre me çdo projekt muzikor që ka sjellë që nga “Lean On”, “Light It Up”, “Cold Water” e shumë të tjera.
Rikujtojmë se Nicki Minaj së fundmi ka sjellë dy bashkëpunime tjera. Para një muaji ka sjellë bashkëpunimin me Jason Derulo me këngën “Swalla”, që tashmë është shndërruar në hit, dhe bashkëpunimin me Gucci Mane në këngën “Make Love”./Arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...