Majlinda Zeka nuk e ka lënë me kaq debatin që nisi dje nga reperi Majk. Ai tha se nuk e takon djalin për shkak se nuk e lejon nëna e tij.
Në një postim në Instagram, ajo tregon për herë të parë se Majk e ka mohuar atësinë e djalit kur ka mësuar lajmin për shtatzëninë.
Ajo e quan reperin “një person që ul çdo femër pasi përfundon lidhjen”. Ndërsa nuk rri pa i kërkuar Majkut që njerëzimin dhe karrierën t’i ndajë nga njëra-tjetra. E të mos justifikojë veten përmes postimeve.
“U përgjigje para komentuesve. Po si do t’i përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet dhe të të pyesë për të gjitha këto drama që do të mbesin dëshmia më e mirë në internet.
Ndoshta edhe atëherë fajin do ta adresosh te unë. Por shpresoj që të trokasë ndërgjegjja një ditë e për hir të gjakut tënd e asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmijës tënd parehati në fëmijërinë e tij”.

31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...