Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin e preferuar të publikut dhe të gjithë janë kuriozë për ecurinë e marrëdhënies së tyre.
Gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP, Luizi që nuk e dinte famën që kishte marrë, thoshte se qëllim kryesor kishte të krijonte familje.
Pavarësisht angazhimeve të shumta, Luizi tha që do ia lënë kohës dhe se familja për të është e shenjtë.
“Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi, duke përdorur shprehjen e Kiarës.
Dyshja janë të fokusuar në projektet personale. Luizi përpos muzikës po xhiron dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa Kiara sapo përfundoi xhirimet e “Kepit të Vip-ave”, e tashmë po fokusohet tek linja e saj e veshjeve.
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...